Qytetarët e Komunës së Vitisë, po respektojnë orarin e ri të qarkullimit

Qytetarët e Komunë së Vitisë po ju përmbahen masave të reja për qarkullim të vendosura nga institucionet qendrore për shkak të gjendjes së krijuar në vend nga pandemia COVID-19. Sipas komandantit të Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili prej kur ka hyrë në fuqi orari i ri i qarkullimit është respektuar në përpikëri. Megjithatë Policia e Kosovës, iu bënë thirrje qytetarëve ti respektojnë masat e qarkullimit pasi që kjo është në të mirë të shëndetit publik. Kurse kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, falënderoi Policinë e Kosovës që po kujdeset për zbatimin e masave të reja. Ai shprehu falënderimet e tij edhe ndaj qytetarëve vitias që po janë të përgjegjshëm në këtë situatë. Gjithashtu kreu i kësaj komune iu bënë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancë sociale, të zbatojnë rekomandimet e ekspertëve dhe të respektojnë orarin e ri të qarkullimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …