Agim Bahtiri

Bahtiri: Për Trepçën mund të bisedohet vetëm në Prishtinë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministrit serb, Ljubomir Mariq, i cili ka kërkuar që problemi i ‘Trepçës’ të shtrohet në bisedimet në Bruksel. Por, Agim Bahtiri vlerëson se për Trepçën mund të bisedohet vetëm në Mitrovicë dhe Prishtië, por jo në Bruksel. Sipas tij, Trepça është e krejt Kosovës, pa dallim nacionaliteti. “Ministri Mariq duhet ta dijë se është ministër i Qeverisë së Kosovës dhe duhet të punoj për të mirën e Kosovës. Të gjithë ata që kanë pretendime të tilla, duhet ta dinë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ku për pasuritë tona kujdesemi ne vet dhe për to nuk negociojmë”, është shprehur Bajtiri. I pari i Mitrovicës ka kërkuar nga kryeministri, Isa Mustafa që t’i përshpejtojë veprimet që sa më shpejt Trepça të rikthehet në funksion si një ndërmarrje fitimprurëse.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …