Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka ofruar “kërkim-falje të thellë” për lënien e Italisë vetëm gjatë luftimit të koronavirusit. “Po, është e vërtetë se asnjëri nuk ka qenë i përgatitur për këtë”, ka thënë ajo para Parlamentit Evropian të enjten. “Është po ashtu e vërtetë se shumë prej nesh nuk kemi qenë afër Italisë për t’i zgjatur dorën krejt në fillim. Pra po, për këtë duhet që Evropa si tërësi të ofrojë kërkim-falje të thellë”. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Itali kanë vdekur më shumë se 21,000 persona, njëherësh më së shumti në gjithë Evropën. Në kohën kur Italia ka luftuar shpërthimin e virusit në fillim të muajit mars, Franca dhe Gjermania patën vënë kufizime në eksportin e maskave për fytyrë – pavarësisht paralajmërimeve nga Komisioni Evropian se veprime të tilla mund të dëmtojnë përgjigjjen kolektive ndaj sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …