Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim  në Viti vazhdon angazhimin në luftën kundër virusit COVID-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vitisë gjatë mbledhjes së sotme ka diskutuar për vazhdimin e masave mbrojtëse me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit pandemik COVID-19. Gjatë këtij takimi u bë me dije se deri me tani numri i të infektuarave me këtë virus në komunën e Vitisë ka shkuar në 21 të infektuar dhe disa te shëruar. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur edhe për ndihmat të cilat ky komitet i ka pranuar nga donator të ndryshëm duke i cilësuar ato si shumë të nevojshme pasi që si pasojë e këtij virusi pandemik është vështirësuar gjendja financiare e qytetarëve. Kryetari Haliti theksoi se ai dhe qytetarët vitias, ju janë mirënjohës donatorëve dhe ky komitet në bashkëpunim me këshillat e fshatrave do të kujdesët që qytetarët me gjendje të vështirësuar financiare të pranojnë ndihmat në pako higjenik dhe financiare. Gjithashtu në këtë takim është folur edhe për vazhdimin e klorifikimit të rrugëve që do të bëhet nga Komuna e Vitisë, konkretisht Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …