Isa Mustafa

Isa Mustafa: Për shërimin tim në vend dhe jashtë, nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, gaz lotësjellës, sprej syve

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka reaguar deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, pasi ajo në një paraqitje publike ka përmendur Mustafën dhe nënën e heronjve, Luan e Shkëlzen Haradinaj,  duke thënë se kanë kërkuar shërim jashtë vendit. Isa Mustafa ka shkruar me këtë rast se kjo logjikë e deputetes,  Pacolli është fashiste. Edhe të sëmurët s paskan guxim të shërohen kur ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e heronjve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë, është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare. Isa Mustafa thotë se nuk i ka pyetur ata  për shërimin e tij jashtë Kosovës, meqë ata e  kanë gjuajtur me mollotov dhe gaz lotësjellës. “Sa për shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve që u përpoqën të bëjnë atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre, ka nënvizuar, kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …