leoni

Kryesia e Kuvendit nuk gjenë konsensus për të çuar përpara tri nismat që lidhen me luftimin e COVID-19

Kryesia e Kuvendit ka përfunduar mbledhjen lidhur me shqyrtimin e tri nismave legjislative

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit  tha se ishin tri nisma legjislative, një nga kryetarja e Kuvendit e përkrahur nga 5 deputetë tjerë, dhe dy nisma legjislative të përkrahura nga PDK. Por  në situatën në të cilën ndodhemi Kuvendi nuk mund të procedojë me këto nisma legjislative. “Ne e dhamë qëndrimin tonë dhe vlerësimin se vendi është një krizë politike dhe në mungesë të institucioneve dhe për shkak të procedurës dhe rregullit që thotë që kemi probleme për këto ligje që të procedohen, për tu proceduar një projektligj si nismë legjislative që vjen nga deputetët duhet të shkojë në qeveri për mendim, këtë e thotë rregullorja e Kuvendit. Për të shkuar në qeveri për mendim është e pamundur sepse Kuvendi ia ka hequr besimin Qeverisë. Gashi ka shtuar se jemi në një krizë politike e cila mund të zgjidhet në dy forma. “Të kemi qeveri të re, pra partia që e ka marrë obligimin nga presidenti të marrë përsipër formimin e qeverisë, nëse nuk e merr përsipër këtë atëherë presidenti duhet të detyrohet ti respektojë obligimet e veta kushtetuese. Nëse as kjo nuk ndodh atëherë zgjidhja e fundit që janë zgjedhjet. Shefi i GP-së të LDK-së, shtoi se kjo bllokadë politike mund ketë edhe zgjidhje politike. “Kuvendi me dy të tretat mund  ta ndryshojë edhe  rregulloren e për të ndodh kjo duhet të kemi konsensus politik, por  ne nuk e kemi. Ai në fund tha se  kryeministri në detyrë duhet t’i kryejë detyrat e veta dhe të mos e shkelë Kushtetutën.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …