Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar pas deklaratës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila u shpreh me fjalë të rënda për nënën e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj e heronjëve Shkelzen dhe Luan Haradinaj. Ajo e ka dënuar atë gjuhë, duke thënë se mosdistancimi i Lëvizjes Vetëvendosje nga deklarata e Pacollit, tregon se nuk është problem tek një mendësi e një individi, por komplet organizatës. Nga piedestali “i lartë“ i moralit dhe etikës që e vendos veten e ke shumë të lehtë të gjykosh dhe pa asnjë pikë ndjeshmërie të fyesh një nënë të sëmurë e të fshehësh hipokrizinë përbrenda partisë tënde. Fjalët e pista të Fitores e mosreagimi i VV-së na tregon qartë që këtu nuk bëhet fjalë për një individ por për një organizatë me të njëjtën mendësi.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …