Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar disa fermerë në fshatin Kijevë, ku ka diskutuar me ta për sfidat që po përballen me mbjelljet pranverore në këtë kohë pandemie. Kreu i PDK-së i siguroi fermerët se pakoja për rimëkëmbjen ekonomike prej 320 milionë euro që e ka propozuar partia e tij është në procedura parlamentare dhe do të bëjnë të gjitha përpjekjet që ajo të miratohet sa më parë, në mënyrë që të ndihmohen 280 mijë punëtorë të sektorit privat dhe dhjetëra mijëra biznese që kanë pësuar nga pandemia Covid-19. Veseli shtoi se sot ka ardhur në Kijevë që të shoh punën e fermerëve, mbjelljen pranverore, për çka tha se këta të fundit kanë gatishmëri por që duan përkrahje nga dora e shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …