Për shkak të masave të jashtëzakonshme kufizuese të aplikueshme në 42 shtetet e Amerikës që kanë rezultuar me çrregullimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe në ekonomi, një numër i personave të caktuar kanë vendosur që nëpër rrugët e qyteteve të protestojnë kundër guvernatorëve, duke kërkuar që të shqyrtohen mirë edhe njëherë masat kufizuese. Dhjetëra qytetarë të pakënaqur, kryesisht përkrahës të kryetarit amerikan Donald Trump, janë mbledhur në Richmond të Virginia, ku në krye të këtij vendi është guvernatori Ralf Northman nga radhët e Demokratëve që po kritikohet për masat kufizuese. Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Utah, Karolinën e Veriut dhe Ohio, kurse janë paralajmëruar edhe në Oregon, Idaho dhe Teksas.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …