Komuna e Malishevës vazhdon kujdesin ndaj familjeve të vetizoluara dhe atyre ne nevojë

Situata e krijuar nga pandemia COVID-19, ka bërë që disa familje apo persona të vetizolohen dhe për këtë shkak, Komuna e Malishevës, është duke u kujdesur në vazhdimësi për të gjitha këto raste, duke i furnizuar me barna dhe ushqime, pasi të njëjtin nuk mund të dalin për tu furnizuar për familjet e tyre. Kjo përkujdesje, edhe sot ka vazhduar sikur ditëve tjera, duke i furnizuar me të gjitha gjërat që ata kanë nevojë, duke i bërë të ndihen të sigurt dhe pa probleme. Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, përveç këtyre familjeve, po përkujdeset edhe për familjet tjera në nevojë, përfshi familjet në asistencë sociale, pastaj ato familje të cilat e kanë problem lëvizjen dhe personat e moshuar, të cilët tani nuk mund të lëvizin nga shtëpitë e tyre, edhe për shkak të kufizimit të lëvizjes, por edhe për shkak të sigurisë dhe mbrojtjes nga përhapja e COVID-19. “Që nga dita e parë i kemi siguruar qytetarët tanë, se asnjë familje nuk do të mbetet pa furnizime për shkak të situatës, dhe ne si shtab komunal në bashkëpunim të ngushtë me kryetarët e fshatrave, por edhe në komunikim direkt me familjet, jemi duke i mbështetur të gjitha rastet që aktualisht kanë nevojë për mbështetje”, ka thënë nënkryetari Berisha, gjatë furnizimeve që sot ka bërë për këto raste. “Qytetarët duhet të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të mos lëvizin pa nevojë, e ti respektojnë të gjitha vendimet, këshillat dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore, ndërsa për pjesën tjetër, do të kujdesemi ne”, tha Berisha, duke ju bërë thirrje qytetarëve, që ti respektojnë këshillat për kujdes të duhur për ruajtjen e shëndetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …