Kryetari Haliti përkujton Hysni Salihun, ish deputet i 2 Korrikut 1990

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka dërguar sot një telegram përkujtimi për familjarët dhe miqtë e Hysni Salihut, ish deputet i nomenklaturës së 2 Korrikut 1990 i cili bashkë me delegatë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, kishin miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut. „ Të nderuar familjar dhe miq të ish deputetit Hysni Salihu, në emër të komunës së Vitisë, në 21 vjetorin e kalimit të amshim të z. Salihu dëshirojmë që përmes këtij telegram përkujtimi të përkujtojmë ish deputetin e 2 Korrikut të 1990 i cili bashkë me kolegët e tij asokohe dhanë një kontribut të çmuar si anëtar i legjislativit kosovar në vitet ’90-ta. Delegatët si z. Salihu jo vetëm që kanë hyrë por edhe kanë mbetur në historinë e popullit shqiptar si nismëtaret dhe udhërrëfyesit e vendit tonë për liri, çlirim e pavarësi nga pushtimit i atëhershëm serb”, thuhet ndër tjerash në telegramin e Kryetarit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …