Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka biseduar me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Gjatë bisedës së zhvilluar, ai i ka kërkuar bashkëbiseduesit Lajçak që ta bindë palën serbe për të braktisur idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të këtyre dy vendeve. Nga ana tjetër, zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak ka thënë se tani është duke analizuar marrëveshjet e deritanishme në mes të Kosovës e të Serbisë, si dhe duke zhvilluar biseda me palët që do të jenë të përfshira në këtë proces. Në komunikatën e lëshuar për medie thuhet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak janë pajtuar që sapo të tejkalohet situata me pandeminë COVID-19, të fillojë dialogu Kosovë-Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …