Hashim Thaçi - Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kushtëzon takimin me kryetarin e vendit Hashim Thaçi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se me kryetarin e vendit, Hashim Thaçi mund të takohet por vetëm për shpalljen e zgjedhjeve dhe pandeminë. Duke folur për mundësinë e krijimit të qeverisë së re, kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti ka theksuar se kryetari, Hashim Thaçi e din se që nuk ka të drejtë në kërkesën e tij që kjo parti t’ia dërgoj medoemos emrin e mandatarit dhe ka theksuar se ka zbrazëtirë kushtetuese sa i përket mandatarit të qeverisë dhe s këtë zbrazëtirë kushtetuese nuk mund ta mbush Presidenti. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shtuar më tutje se është i gatshëm të bisedojë me Presidentin për çështjen e pandemisë dhe për zgjedhje të parakohshme në çdo kohë.Për këto çështje zyrat tona në vijë ajrore janë larg 150 metra. Për çështje tjera bisedojmë vetëm me letra, ka theksuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …