Kryetari Suma priti në takim humanistin Halil Kastrati

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ka pritur në takim humanistin Halil Kastrati. Kastrati e njoftoi kryetarin Suma për ndihmat humanitare që shoqata “Jetimat e Ballkanit” po shpërndanë në komunat e Kosovës e më gjerë. Kryetari Suma e falënderon Kastratin për përkrahjen që ai dhe shoqata e tij vazhdimisht ka bërë për komunën e Hanit të Elezit dhe për të gjitha trojet shqiptare. Gjithashtu u përmend se Kastrati ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar komunën e Hanit te Elezit që nga ditët e para të paraqitjes se kësaj Pandemie në Kosovë, por meqenëse komuna kishte edhe donator të tjerë u pajtuam që fillimisht kjo shoqatë të ndihmoj komunat më të prekura nga ky virus ndërsa për Han të Elezit jemi dakorduar që ndihmat humanitare te shpërndahen më vonë (para fillimit të muajit të Ramazanit), ka thënë kryetari Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …