Në mesin e shumë udhëheqësve të institucioneve të Republikë së Kosovës dhe personaliteteve të shquara të Kombit nga mbarë trevat shqiptare, që morën pjesë në varrimin e Ramadan Polluzhës, djalit të luftëtarit të madh për çlirimin e Kosovës, Shaban Polluzha, ishte edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.
Kryetari Bahtiri ka vlerësuar lartë figurën dhe kontributin e Shaban Polluzhës për të drejtat e shqiptarëve dhe çlirimin e Kosovës, ndërsa që Ramadanin e ka cilësuar si një pinjoll i denjë i familjes Polluzha, i cili në asnjë moment nuk është pajtuar që Kosova të jetë nën thundrën e okupatorit serb.
Kryetari Bahtiri, bashkë me nënkryetarin e komunës së Skenderajt Fadil Nura, në shenj nderimi dhe respekti për të ndjerin Polluzha, ka vënë buqete me lule të freskëta mbi varrin e Ramadanit.