RKL.I nderuar z. Adem Gashi ju jeni kryetar i Sindikatës KOSTT, cila është gjendja momentale e punëtoreve ne këtë kohe pandemie?
Adem Gashi: Gjendja e punëtorëve deri me sot fatmirësisht është mund te themi relativisht e mire, nuk kemi asnjë te infektuar me virusin Covid-19. Janë mare me kohe te gjitha masat preventive siç janë: dorezat, maskat, dezinfektues për duar, sapun, letër higjienike e tjera. Nga 13 marsi deri me sot është bere tre here dezinfektimi i te gjitha hapësirave punuese qe posedon KOSTT, duke përfshi edhe nënstacionet ne tere territorin e Kosovës. Nga data 18 prill fillohet me fazën e katërt te dezinfektimit te hapësirave. Është vendim nga menaxhmenti qe dezinfektimi te behet ne baza dy javore, dhe ne baza javore vetëm hapësirat me te frekuentuara ne objektin e KOSTT ne Prishtine.
RKL: Si është rregulluar orari i punës për punëtorët a punojnë me orar te plote, dhe se a po arrini te mbuloni punën ne teren?
Adem Gashi: Orari është rregulluar në këtë mënyrë: – Dispeçeret Operativ Nacional – Operatoret nëpër nënstacione 110, 220, 400 ku kujdestarojne me orar të plote 24 ore edhe në këtë kohë pandemie. – Ekipet kujdestare te mirëmbajtjes së Sistemit Transmetues qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por gjithherë ne gjendje gatishmërie ne raste intervenimi. – Stafi i sigurisë dhe shëndetit në punë kanë qenë shumë aktiv gjate kësaj kohe me masat preventive. – Ndërsa stafi tjetër punojnë nga shtëpitë e tyre sa here qe është e nevojshme për te kryer detyrat e punës. Menaxhmenti ka arritur qe ti pajisë me vërtetim lëshuar nga Ministria e Punëve Brendshme (MPB) te gjithë punëtoret qe janë ne krye detyre për lëvizje te lire ne mënyrë qe Sistemi Transmetues i Energjisë Elektrike te operohet ne mënyrë te sigurte. Pa marre parasysh rrethanat e pandemisë Covid-19 Sistemi i Energjisë Elektrike është dhe mbetet hallka kryesore për furnizim 24/7 me energji elektrike për te gjithë konsumatorët ne Republikën e Kosovës!
RKL: Cila është porosia e juaj për punëtorët ne këtë kohë?
Adem Gashi: Përgëzoj dhe falënderoj te gjithë – operatoret – dispeçeret – ekipet kujdestare t mirëmbajtjes për punën qe po bëjnë ne këtë situate qe po kalojmë! Uroj për te gjithë punëtoret e KOSTT, ne veçanti ata qe janë ne krye detyre çdo here, te kenë shëndet bashke me familjet e tyre, dhe sa me shpejt ti kthehemi jetës normale.