Ndonëse ministri në detyrë i Finacave dhe Transfereve, Besnik Bislimi i ka ftuar për një takim në të martën ish ministrat e financave, asnjë prej tyre nuk i ka kthyer përgjigje pozitive. Ish ministri i Financave, Haki Shatri ka thënë se kjo ftesë është tejet e vonë dhe nuk do të marr pjesë. Ai ka shtuar më tutje se kjo Qeveri nuk është kompetente me marrë vendime, ndërsa me propozua masa për një periudhë, e cila do të shtrihet tepër larg në kufijtë kohorë në fushën e veprimeve të saj. Përgjigje pozitive nuk i kanë kthyer ende as ish ministrat tjerë të financave. Ekspert të ekonomisë kanë thënë se vlera e pakos emergjente për të ndihmua bizneset nga dëmet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit duhet të jetë një miliard euro. Takimi konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë” është paraparë të mbahet të martën prej orës 10:00.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …