Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë deklaratë të fortë qeverive në të gjithë botën ku thekson se ato nuk duhet të nxitohen që të hedhin miliarda para për krijimin e vaksinës. Sipas zyrtarëve të kësaj organizate trupi mund të prodhojë antitrupa, por jo domosdoshmërish ato rrisin imunitetin kundër Covid-19. Shembulli kryesor është Britania, që bleu 3.5 milionë teste nga Kina dhe nuk funksionuan. Tani Britania është duke u përpjekur për të marrë paratë mbrapsht. Pas daljes së këtij lajmi OBSH-ja paralajmëroi vendet e tjera të mos ndjekin të njëjtin shembull.