Kryetari i AAK-së, sot i ka dërguar një letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, ku ka shprehur qëndrimin e AAK-së lidhur me dialogun Kosovë Serbisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Në letër, Haradinaj thekson se qëndrimi i AAK-së mbetet i pandryshuar, në atë se dialogu si ishte bërë nga ish-paraardhësja e Lajçakut, Frederica Mogherini, kishte devijuar nga temat e rëndësisë substanciale dhe kishte rrezikuar të arriturat e Kosovës. Ai po ashtu ka shprehur qëndrimin e tij për përfshirjen e SHBA-së në dialog, duke thënë se kjo gjë ka sjell një energji të re në proces.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …