Evropa duhet t'i finazojë se paku 500 miliardë euro për rimëkëmbjen e saj ekonomike pas pandemisë

Evropa duhet t’i financojë se paku 500 miliardë euro për rimëkëmbjen e saj ekonomike pas pandemisë

Evropës do t’i duhen të paktën 500 miliardë euro nga institucionet e Bashkimit Evropian për të financuar rimëkëmbjen e saj ekonomike pas pandemisë, tha kreu i fondit të shpëtimit të zonës së euros. Në një intervistë në gazetën Corriere della Sera të Italisë, botuar të dielën, drejtori menaxhues i Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, Klaus Regling, tha se mënyra më e lehtë për të organizuar fonde të tilla do të ishte përmes Komisionit Evropian dhe buxhetit të BE. Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian ranë dakord më 9 prill, që zonës së euros, e cila FMN parashikon se do të zhytet në një recesion prej 7.5% këtë vit për shkak të pandemisë, do t’i duhen para për tu rikuperuar, por ata kishin ide të ndryshme se sa është shuma e nevojshme dhe si t’i siguronin ato.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …