Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk e ka asnjë dilemë se do ta marrë mandatin për të formuar qeverinë e re posa të mandatohet nga kryetari i shtetit bazuar në Kushtetutë. Këtë qëndrim, Mustafa e ka dhënë në kohën kur Vetëvendosje është duke refuzuar të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re dhe kryetari i vendit ka paralajmëruar se do t’ia kalojë partisë së dytë mandatin nëse dështon Vetëvendosje. Kryetari i LDK-së ka rikujtuar edhe kohën e VLAN-it të vitit 2014, kur LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje kërkonin që mandati për formimin t’i jepet partis së dytë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …