Patriotizmi dhe dashuria per Atdheun nuk eshte e perkohshme, por ajo kultivohet qe nga lindja, dhe ajo vetem fisnikerohet me vepra te reja, duke ndertuar biografine me sinqeritet, ndershmeri dhe vizion, kete e deshmuan Vesa dhe Bleta (në foto), por edhe bashkemoshataret e tyre sportiste, në protestat masive te sportisteve per lirimin e objekteve sportive, te organizuara në maj te vitit 1998. Perndryshe keto protesta u mbajten po ate vit kur Bleta kishte fituar medalien e arte, ndersa Vesa medalien e bronzet në Kupen Boterore te karates per pionere, kadete dhe juniore, te mbajtur në Mishkolci te Hungarise. Vesa Vuniqi, tash asistent drejtor në Agjensionin Federal për Ushqim dhe Barëra i ka akoma të freskëta protestat e sportistëve pë pavarësimin e sportit kosovar që fatmirësisht u plotësuan, bile ngritën në piedestal sportin e Kosovës.
Protestat e majit 1998:
– Ne moshën 12 vjeçare mbaja panon “Liri per objektet shkollore”. Ishte koha kur nuk kishim palestra ku te ushtronim, apo thënë ndryshe i mbanin të mbyllura për ne, pra nuk i hapnin për femijte shqiptare. Por në ishim të sigurt që solidariteti, mban shpirtin. Gjithmonë gjenim mbështetjen e atyre që besonin në bërjen e ndryshimit. Shkurtimisht para kësaj proteste kisha marre pjesë në Kupën Botërore në Karate në Hungari (Dhjetor 1997) dhe pata fituar medalien e bronzët, në konkurencë të 45 shteteve pjesëmarrëse. Ishte kohë kur kuptova qe fuqia e punes se rende dhe dedikimi sjellin rezultate të dëshiruara, edhepse si femi që isha prej nje vendi te varfer, qe shume nga pjesëmarrësit as qe kishin degjuar atëherë se ku ndodhet, ishte kjo ndjenjë që nuk mund të shprehet me fjalë, që mund te garoj dhe te fitoj medalie ne mesin e me te mireve.
Ato ishin shembull sa ishin në Kosove, por edhe tash në SHBA si sportiste te dalluara dhe si zyrtare te larta te qeverise amerikane, Departamenti i Shendetesise, dallohen edhe me punen vullnetare te perditshme, pas orarit te punes, duke ndihmuar ne luften e perditshme kunder coronavirusit “Covid 19”. Krenar me Vesen dhe Bleten!