Nga dita e sotme, në Shqipëri, hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese me më shumë biznese të hapura, e për rrjedhojë më shumë punëtorë që rikthehen në punë pas një muaji të gjatë pushim. E hëna shënon një pikë kthese për vendin, pas një kohe të gjatë nën masa shtrënguese nga COVID-19! Ditën e sotme hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese që përkthehen në më shumë biznese të hapura, e për rrjedhojë më shumë punëtorë që rikthehen në punë pas një muaji të gjatë pushim. Ashtu sikurse është bërë e ditur ditën e djeshme, çdo biznes që është pjesë e listës që lejohen, do të duhet të jenë pajisur me një leje të marrë në e-albania, i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe mbi të gjitha do të duhet të zbatojë me përpikmëri protokollin e sigurisë.
Gjithashtu, kjo e hënë shënon edhe fundin e një fundjave në karantinë totale, ku përjashtim kanë bërë të moshuarit që janë lejuar të dalin të shtunën deri në 11:00, dhe të dielën nënat me fëmijë.
Megjithatë, këto masa lehtësuese do të shoqërohen me ndëshkime më të ashpra për shkelësit. Çdo gjobë e vendosur deri të premten për 7107 këmbësorë dhe 1941 drejtues automjeti, të cilëve edhe iu është bllokuar makina dhe patenta, është falur. Qytetarët që kanë paguar detyrimin, si edhe patenta apo licenca do të kthehen brenda 15 majit, dhe duke nisur nga kjo e hënë do të nisë gjithçka nga e para.
Masat e reja
Nga sot lejohet nga ora 05:00- 17:30 lëvizja për këmbësorët, me leje
Në këtë orar lejohen edhe bizneset që janë pjesë e listës së e-albania të qëndrojnë hapur, por me protokoll sigurie
Nga sot mos aplikoni më për leje (autorizim) në Policinë e Shtetit, por te e-Albania
Lëvizja me makinë lejohet në dy fashat e orarit, që përkojnë me shkuarjen dhe kthimin nga puna (05:00-8:00 dhe 16:00-17:30)
Lejohet lëvizja me makinë për arsye shëndetësore, vetëm me autorizim (mbajeni me vete)
Nga e sot për të shkuar në punë me makinë merrni autorizim javor te e-Albania
Në makinë mund të merrni vetëm një koleg të punës (në sediljen e pasme diagonal)
Ndëshkimet për shkelësit e masave ndaj COVID-19
Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat
Gjobë ose deri në 2 vite burg për bizneset që nuk zbatojnë urdhrat
Nga 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin
Nga 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse
Gjobë ose 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia
Nga 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda