Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë asnjë qeveri nëse nuk drejtohet nga vetë ajo. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj, Memli Krasniqi, ka folur në lidhje me votimin e qeverisë së re. Krasniqi ka bërë të qartë se deputetët e PDK-së nuk do të votojnë asnjë qeveri e cila nuk udhëhiqet nga subjekti politik që ai i takon. Këto komente Krasniqi i bëri pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku u diskutua rreth situatës së koronavirusit në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …