Dita e katërt në Malishevë pa infeksione-Rrini në shtëpi. Ne duhet të qëndrojmë ende

Komuna e Malishevës, shënoi edhe një ditë pa të prekur me COVID-19, përkatësisht në katër ditë, nuk është shënuar asnjë rast i infektuar. Pavarësisht kësaj gjendje, ne duhet ende të jemi të kujdesshëm, pasi kjo është forma e vetme e luftimit të këtij virusi. Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është: 70 të prekur, 31 të shëruar dhe një person ka vdekur. Luten të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet dhe këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mos dilni pa nevojë edhe kur e keni të drejtën e lëvizjes, por edhe nëse duhet që patjetër të dilni, atëherë dilni nga një person. Mbani distancën e këshilluar fizike, prej 2 metrave. Pastroni sa më shpesh duart, me sapun apo mjete tjera për dezinfektim. Mbani maska mbrojtëse dhe dorëza. Të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, që po i respektojnë rregullat dhe këshillat e IKSHP-së, i falënderojmë dhe i inkurajojmë që të vazhdojnë ta bëjnë këtë në mënyrë të përpiktë.

Rrini në shtëpi.

Së bashku mund t’ia dalim.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …