Këshilli për Mbrojtën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka njoftuar se 40 të dënuar dhe dhjetëra të paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali kanë hyrë në grevë urie, si shenjë pakënaqësie ndaj refuzimit të kërkesave të tyre për lirim të menjëhershëm apo lirim të përkohshëm, Sipas informatave të KMDLNj–së, të dënuar dhe të paraburgosur përkatësisht 40 të dënuar dhe dhjetëra të paraburgosur (janë solidarizuar me të dënuarit), nga data 20 prill 2020 kanë hyrë në grevë urie duke e refuzuar marrjen e ushqimit si revoltë dhe shprehje të pakënaqësisë që është refuzuar lirimi i tyre , qoftë i menjëhershëm apo edhe i përkohshëm. Revolten e shprehin kundër Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Kosovës që nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për kërkesat e tyre apo kërkesat e OJQ- ve monitoruese dhe të cilat e kanë bërë një kërkesë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …