Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të pezullojnë përkohësisht emigrimin. Kështu ka njoftuar kryetari i SHBA-ve, Donald Trump përmes një shkrimi. Ai tha se do të pezullojë përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të “sulmit nga armiku i padukshëm”, siç e cilëson Trump koronavirusin. “Në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve të mëdhenj amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …