OAK

OAK kërkon nga MEPTINIS dhe Kryeinspektoratit i tregut që të rritet kontrolli dhe të mbrohen prodhimet vendore

Pas shqetësimit që Oda e Afarizmit të Kosovës ka marrë për mos respektimin e rregullave për vendosjen e flamujve të origjinës në raftet e marketeve, OAK ka kërkuar nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe Kryeinspektoratit të tregut që të rritë kontrollin në markete në mënyrë që të mbrohen prodhimet vendore, thuhet në reagimin e Odës së Afarizmit të Kosovës. Ankesat janë sidomos në lidhje me produktet e ardhura nga Serbia në Kosovë pas heqjes së taksës 100%. OAK kërkon që prodhimet vendore te kenë një trajtim të merituar në markete dhe mos të diskriminohen. “Në gjendjen ne të cilën ndodhemi, Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për përkrahjen e prodhimit vendorë. Mbesim në pritje të një reagimi të juaj lidhur me këtë, duke shprehur gatishmërinë tonë për të ju ndihmuar”, thuhet në fund të shkresës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …