Lidhja Demokratike e Kosovës dënon gjuhën, siç thotë kjo parti “denigruese, fyese dhe përçarëse” të kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurtit, kundër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe partisë në përgjithësi. “Ndryshimi i shpeshtë i qasjes ndaj LDK-së dhe kryetarit të saj, Isa Mustafa, tregojnë jo vetëm natyrën egoiste e inatçore të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, por manifestojnë edhe probleme personaliteti. Përpjekjet e Kurtit për të krijuar përçarje në LDK, janë të kota, sepse partia e parë demokratike në Ballkan, ka përvojën dhe kulturën demokratike për të përballuar situata të tilla. Për dallim nga Vetëvendosje, në LDK vlerësohet dhe respektohet mendimi ndryshe, por në fund vendimet merren me shumicë votash. Kur u duhet për arsye shëndetësore, njerëzit e LDK-së mbahen edhe për shkopi. Por, shkopin nuk e kemi përdorur dhe nuk do ta përdorin asnjëherë për ta goditur dikë apo për t’i gjuajtur institucionet e shtetit dhe as pronën private të askujt. Siç ka bërë dhe po paralajmëron se do të bëjë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurtit”, thuhet ne një komunikatë për media te LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …