Derisa ka mbetur edhe rreth 1 muaj deri në përfundimin e vitit shkollor 2019/2020, ende nuk ka një vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit se si do të përmbyllet ky vit. Ministria bënë të ditur se brenda pak ditëve do të nxjerrë vendim që e rregullon aspektin ligjor të përfundimit të vitit shkollor, si dhe një udhëzim për vlerësimin e nxënësve. MASHTI ka njoftuar se është krijuar një grup i gjerë profesional i përbërë nga ekspertët e Kosovës dhe rajonit. Vendimi i fundit për këtë çështje pritet të merret nga MASHTI në bashkëpunim me drejtoritë komunale të Arsimit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …