Vaksina COVID-19 e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit do të provohet te njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar nga e enjtja e kësaj jave. Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock tha sot se ai po bën gjithçka në përpjekjet e Britanisë për të zhvilluar vaksinën e parë në botë. Qeveria do t’u japë shkencëtarëve një shtesë prej 20 milion £ për të ndihmuar në këtë aspekt, tha Z. Hancock, dhe një shumë tjetër prej 22.5 milion për një projekt në universitetin e Londrës Imperial College London.
Vaksina e Oksfordit,si ChAdOx1nCoV-19 do të testojë 510 persona nga mosha 18 deri ë 55 vjeç. Janë rekrutuar grup vullnetarësh në Londër, Bristol, Oksford dhe Southampton.
Është kjo vaksina e parë e prodhuar nga Britania që kalon në prova të botës reale dhe mbart me vete shpresë të madhe se do të sigurojë një çelës për të dalë nga bllokimi dhe të dëbojë COVID-19.
Virusi tani ka infektuar më shumë se 125 000 njerëz dhe 17,333 të vdekur në MB dhe MB është në rrugëdalje për të përfunduar një nga vendet më të goditura në botë.
Z Hancock tha që zhvillimi i vaksinave është një shkencë e pasigurt, e cila zakonisht kërkon vite, por që kapaciteti prodhues do të rritet në rast se përpjekja është një sukses dhe është i përshtatshëm për të dal para publikut. Kohëzgjatja do të jetë gjashtë muaj është i kufizuar në një numër të vogël njerëzish, në mënyrë që shkencëtarët të mund të vlerësojnë nëse është i sigurt dhe efektiv pa përdorur sasi të mëdha burimesh-secili pacient duhet t’i bën 4 deri në 11 vizita pas bllokimit.
Duke folur në konferencën e sotme të koronavirusit në Downing Street ministri i shëndetësisë tha: “Në planin afatgjatë mënyra më e mirë për t’a mposhtur koronavirusin është për mes vaksinës. Në fund të fundit, kjo është një sëmundje e re. Kjo është shkencë e pasigurt, por unë jam i sigurt se do të hedhim gjithçka që kemi për të zhvilluar vaksinën.
MB është në pararojë të një përpjekjeje globale. Ne kemi futur para më shumë se çdo vend tjetër në kërkimin global për një vaksinë dhe për të gjitha përpjekjet në të gjithë botën, dy nga zhvillimet kryesore të vaksinave po ndodhin këtu tek ne në Oksford dhe Imperial College London.
Të dyja këto projekte premtuese po bëjnë përparim të shpejtë dhe unë u kam thënë shkenctarëve që i udhëheqin ata që ne të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’i mbështetur”.
Projektet në Universitet e Oksfordit dhe Londrës, kanë për qëllim t’ua mundësoj shkenctarëve të ecin përpara me prova dhe të marrin vaksinën e përdorur te njerëzit.
Puna është bazuar në një adenovirus, I cili është lloji që shkakton ftohjet e zakonshme, i cili është marrë nga shimpanzet dëmtohet, kështu që nuk është në gjendje t’ibëjë njerëzit të sëmurë. Virusi u krijua gjenetikisht që të bëjë proteina që gjenden në pjesën e jashtme të viruseve COVID-19 dhe janë thelbësore për aftësinë e tij për të infektuar njerëzit.
Duke injektuar këto proteina në trup por pa pjesën tjetër të koronavirusit, shkenctarët shpresojnë të trajnojnë sistemin imunitar për t’i njohur ato proteina si një pushtuese që mbajnë sëmundje dhe të zbulojnë se si t’a sulmojnë atë. Nëse do të jetë i suksesshëm, kjo do të thotë që një person i vaksinuar nuk do të sëmurët nëse kap koronavirusin e vërtetë sepse trupi tashmë është mësuar t’i sulmojë proteinat që do të jenë në pjesën e jashtme të tij. Të drejtat për vaksinat e saj janë në pronësi të Universitetit të Oksfordit dhe një kompani spin-out të quajtur Vaccitech.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, më shumë se 70 vaksina COVID-19 janë në zhvillim në të gjithë botën por MB tani bashkohet vetëm me SHBA. Ishte ky një shkrim në gazetën e sotme Mailonline botuar më 21 Prill 2020. Nga Sam Blanchard.
Përgatiti: Nebih Rexhepi
- 4. 2020.