Kanë filluar gërmimet për të pagjeturit në tri vend-varrime në Kosovë, kërkohen edhe tri të tjera, në Serbi

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka përkrahur gërmimet e vitit të kaluar në Rashkë të Serbisë

Gjatë vitit që kaloi përmes financimit të projektit, Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka përkrahur gërmimet në Rashkë të Serbisë,  të cilat rezultuan me identifikimin  e 53 mbetjeve mortore të shqiptarëve, të kidnapuar nga regjimi serb serb gjatë luftës në Kosovë.  Aktualisht 1668 qytetarë të Kosovës konsiderohen ende të pagjetur. Në mesin e personave të zhdukur: 261 janë femra dhe 1407 meshkuj; 135 prej tyre kanë qenë nën moshën 18 vjeçare, dhe 331 ishin mbi 65 vjeçare, raporton lajmi.net Nga ata që janë ende të pagjetur, është llogaritur se 1.117 janë me origjinë shqiptare, 415 janë serbë, dhe 136 janë nga komunitetet e tjera të Kosovës. Besohet se shumë prej atyre që figurojnë të zhdukur janë vrarë, dhe mbetjet e tyre janë djegur nga forcat e regjimit të Milosheviqit në termocentralin e Obiliqit, minierat e ‘Trepçës’, fabrikën e ‘Ferronikelit’ në Kosovë si dhe në shkritoret  ‘Mackatica’ dhe ‘Bor’ në Serbi. Viktimat gjithashtu u hodhën edhe në liqene dhe lumenj. Kështu thotë Ambasada britanike në Kosovës, në një nga njoftimet që ka dërguar për vizitën e Princit të Uellsit në Kosovë,  Në territorin e Serbisë (në katër varreza masive të gjetura deri më tani) eshtrat e 902 personave janë zhvarrosur dhe riatdhesuar në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …