leoni

KKMSH- Asnjë rast i ri i qytetarëve vitias të prekur me virusin COVID-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) i komunës së Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën është diskutuar për menaxhimin e situatës së krijuar në vend nga virusi pandemik COVID-19. Gjatë këtij takimi u bë me dije se nga 15 të testuar për COVID 19 nga Komuna e Vitisë, të gjithë kanë rezultuar negativ pos dy raste të cilët janë të hospitalizuar dhe të cilët janë ri testuar. Deri me tani në Komunën e Vitisë, të prekur nga ky virus janë 45 qytetarë 3 prej janë shëruar ndërkaq 7 janë të hospitalizuar. Kurse gjatë këtij takimi që është kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë edhe dhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, dhe ndër tjerash është folur edhe për menaxhimin sa më mirë të kësaj situate, e në veçanti edhe të vatrave të infeksionit të cilët janë shpallur nga Ministria e Shëndetësi së Republikës së Kosovës. Ndërkaq Kryetari Haliti shtoj se pos masave për parandalim të përhapjes së këtij virusi si në dezinfektim, pastrim, klorifikim të hapësirave të ndryshme janë marrë edhe masa të tjera. Ai potencoi se deri me tani nga donatorët e ndryshëm janë siguruar mbi 4000 pako ushqimore dhe higjienike për qytetarët me gjendje të rëndë financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …