16 komuna me marrëveshje për bashkëfinancim nga Granti i Performancës Komunale

Në praninë e Kryeministrit të Kosovës zt.Albin Kurti, Ministres së MAPL-së znj.Emilija Redžepi dhe kryetarëve të komunave, janë nënshkruar marrëveshjet e 16 komunave për bashkëfinancim të projekteve kapitale nga Granti i performancës komunale 2020.
Me këtë grant do të mbështeten rreth 35 projekte kapitale të komunave.
Granti bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të Qeverive Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze.
Marrëveshjet kanë për qëllim zbatimin e kritereve, parimeve, procedurave dhe rregullave ligjore të bashkëfinancimit dhe shpenzimit të mjeteve materiale konform dispozitave ligjore dhe në pajtim me Rregullat e Grantit të Performancës Komunale.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me projektin DEMOS kanë përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës Komunale (GPK) për vitin 2020 që bashkëfinancohet nga Zyra Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia.
Komuna e Hanit të Elezit ka fituar grantin në vlerën 49,315 euro i cili do të mund të përdoret për investime kapitale në kompetencat dhe planet e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …