leoni

Kryetari Ramosaj ka vizituar Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatrat: Strellc, Isniq, Irzniq dhe Lumbardh

Me qëllim që të shihet për së afërmi gjendjen e përgjithshme të tyre në përballimin e situatës së krijuar nga Pandemia COVID- 19, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e drejtorisë Komunale të Shëndetësisë Musa Berisha, kanë vizituar Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatrat: Strellc, Isniq, Irzniq dhe Lumbardh. Edhe përkundër përgatitjes së mirë të këtyre institucioneve shëndetësore, ato kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme me material shpenzues, i cili është i domosdoshëm në këto rrethana, Personeli i këtyre Qendrave të Mjekësisë Familjare po bëjnë punë të shkëlqyer dhe me përgjegjësi, për të cilët shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë! Ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …