Komuna e Vitisë bëri pastrimin dhe klorifikimin e hapësirave të ndryshme në qytetin e Vitisë

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit pandemk COVID-19, Komuna e Vitisë, konkretisht, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka vazhduar me klorifikimin e hapësirave të ndryshme. Me këtë rast është bërë pastrimi dhe klorifikimi i hapësirave tek shkollat e mesme në Viti, në hapësirën pranë objektit të ri të administratës komunale por edhe pjesa prej kishës katolike e deri në dalje të parkut ku gjendet obelisku i gazetarit “Kerem Lawton” në Viti. Përndryshe kjo komunë vazhdimisht po bënë pastrime, klorifikime dhe dezinfektime të tilla dhe atë lokalitetet e ndryshme me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet Debat publik për draft-statutin e QKMF-së në Deçan

Në Deçan u mbajt debati publik për draft-statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), …