Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për çështjen e formimit të mundshëm të një qeverie të re nën udhëheqjen e LDK-së. Ai ka thënë se pas prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen LDK është e gatshme të bashkëpunojë më të gjitha partitë tjera në parlament, por jo me PDK-në. “LDK edhe PDK nuk kanë bashkëpunim prej momentit kur PDK bashkëpunoi për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës. Bashkëpunimi me ta është i pamundur sepse ata kanë rrënuar urat e bashkëpunimit. PDK nuk do të jetë e ftuar në asnjë qeverisje që LDK e merr përsipër, ose nëse ata e marrin një mandat LDK-ja nuk i shkon në qeverisje PDK-së, kjo është e qartë si kristali. Unë besoj që politikisht LDK është partia e vetme që nuk e ka problem me bashkëpunua me të gjithë, përveç me PDK-në”, ka thënë Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …