Lul Raka

Lul Raka beson që Kosova e ka kaluar ditën me numrin më të madh të të infektuarve me virusin korona

Numri i të vdekurve nga virusi korona në gjithë botën ka kaluar mbi 180 mijë. Përveç këtyre, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, numri i rasteve të t ë infektuarve ka shkuar në rreth 2.6 milionë. Po sipas këtyre të dhënave, numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në ShBA, me mbi 45 mijë viktima, Itali me mbi 24 mijë viktima. Pas saj vijnë Spanja, Franca, Britania e Madhe, Belgjika, Irani, Gjermania dhe Kina. Megjithatë, ditët e fundit ka shenja se vende të ndryshme të Evropës dhe jo vetëm tanimë kanë filluar përgatitjet për largimin e masave të lëvizjes, për të cilën gjë është duke u folur edhe në Kosovë. Një nga njerëzit që ka përmendur “arritjen e pikut” është edhe mikrobiologu Lul Raka, i cili ka thënë se shpreson që Kosova ta ketë kaluar ditën me numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …