Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë me diej se sot do të mblidhet Kryesia e LDK-së për ta caktuar mandatarin. Mustafa, pas takimit konsultativ që ka pasur dje me kryetarin Hashim Thaçi dje, ka thënë se në këto çaste në Kosovë nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme. “Jemi të bindur se në këto momente në Kosovë nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe në shpërndarje të Kuvendit, meqenëse jemi në kohën e pandemisë COVID-19. Ne në takim u shprehem kundër shpërbërjes së Kuvendit. Ne do ta kemi takimin e kryesisë dhe do të bisedojmë për mandatarin”, ka deklaruara Mustafa para mediave. I pari i LDK-së ka thënë se nuk janë të etur për pushtet, por që duan ta marrin përgjegjësinë për shkak të qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …