Trump

Trump e pezullon përkohësisht dhënien e leje-qëndrimit të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari amerikan, Donald Trump ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht dhënien e leje-qëndrimit të përhershëm në Shtetet e Bashkuara. Kjo masë, që përjashton disa kategori, do të zbatohet për 60 ditë dhe më pas mund të zgjatet, ka thënë ai. Trump ka thënë se ky urdhër është menduar për të mbrojtur vendet e punës për amerikanët, në një ekonomi të dëmtuar nga koronavirusi. Kritikët kanë akuzuar atë se po shfrytëzon pandeminë për të zbatuar politikat e tij të ashpra për migrimin në vitin zgjedhor në SHBA. “Kjo gjë do të sigurojë që amerikanët e papunë nga të gjitha profilet, do të jenë të parët në listë për punë, teksa ekonomia jonë rihapet”, ka thënë Trump nga Shtëpia e Bardhë. Megjithatë, vendimi bën përjashtim për gratë apo burrat e amerikanëve dhe fëmijët jashtë martesës nën moshën 21-vjeçare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …