Refugjatët nga Lindja e Mesme vendosën në Janinë

Autoritetet greke dje kanë zhvendosur grupe të konsiderueshme refugjatësh në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Refugjatët nga Lindja e Mesme, kryesisht Iraku dhe Siria, janë zhvendosur nga Porti i Elefsinës në Janinë. Në një kamp të improvizuar në ish-aeroportin ushtarak të Janinës ndodhen aktualisht mbi 1200 refugjatë. Grupe të tjera refugjatësh janë vendosur edhe në qytete të tjera të Çamërisë, si në Konicë dhe Pogon. Është çështje kohe kur këta refugjatë do të mësyjnë drejt Shqipërisë, të cilën do ta shfrytëzojnë si vend-kalim për të vazhduar drejt shteteve të BE-së, kryesisht në Gjermani. Autoritetet shqiptare tashmë kanë hartuar planin emergjent për të përballuar valën e refugjatëve, ndërkohë që do të ketë ndihma teknike edhe nga ana e Bashkimit Evropian. Ndërrimi i itinerarit të refugjatë është pasojë e mbylljes së kufirit nga Maqedonia si dhe refuzimit të një sërë shtetesh të BE-së për të lejuar kalimin e refugjatëve dhe emigrantëve nga Lindja e Mesme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …