KKMSH: Po rritet numri i të prekurve me grip pandemik në Viti, kërkohet kujdes i shtuar

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka njoftuar se mbrëmë nga 10 mostra të testuara, katër persona në fshatin Stubëll e Epërme janë diagnostifikuar me gripin pandemik. Sipas informacioneve këto raste janë të kontaktit nga një familjar i diagnostifikuar ditë më parë me COVID-19. Katër rastet e reja e kanë ngritur në 49 numrin e të infektruave në Komunën e Vitisë, kurse 3 prej tyre janë shëruar. Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, tha se rastet janë në rritje, prandaj kërkoi nga qytetarët kujdes të shtuar, sidomos në këtë kohëj kur bëhet transferi i pensioneve dhe rrjedhimisht edhe rritet frekuentimi në qytet dhe nëpër filialet e bankave në qytet. Gjatë këtij takimi është folur për vazhdimin e masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi pandemik por edhe për sigurimin e pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët në nevojë. Gjithashtu u bë me dije se edhe gjatë ditës së djeshme është bërë pastrimi, klorifikimi dhe dezinfektimi i hapësirave të ndryshme në veçanti në vendbanimet nga vijnë të infektuarit. Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se qytetarët në përgjithësi po e respektojnë orarin e qarkullimit dhe deri tani nuk ka ndonjë problem në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …