Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se SHBA mund të ndal përgjithmonë financimet ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Gjatë interviste ai ka folur për pezullimin e financimit të OBSH-së nga administrate Trump, si arsye për keqmenaxhimin e situatës me Covid-19. “Unë nuk mendoj se Uashingtoni do të dërgojë paratë e tatimpaguesve të OBSH”, tha Pompeo. Ai gjithashtu ka theksuar se Shtetet e Bashkuara duhet të merren seriozisht me OBSH-në, pasi kjo organizatë i është nënshtruar një reforme në vitin 2007, dhe kjo është hera e parë që shfaqen probleme të tilla. Pompeo nuk ka pranuar të komentojë pretendimet se SHBA është duke u përpjekur që të formojë një organizatë të ngjashme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …