leoni

Vendet e botës më të prekura dhe me më shumë pasoja nga Koronavirusi janë: Amerika, Italia, Spanja, Franca, Britania e Madhe

Vendet e botës më të prekura dhe me më shumë pasoja nga Koronavirusi janë: Amerika, Italia, Spanja, Franca, Britania e Madhe

Numri i rasteve të reja dhe i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet. Sipas shifrave të publikuara nga univeristeti John Hopkins, numri i të infektuarve në mbarë botën ka shkuar në 2 milion e 709 mijë e 408 raste. Ajo që bie në sy është se Spanja ka kaluar Italinë me numrin e rasteve. E para, me numrin më të lartë të rasteve është SHBA me 869 mijë e 172 raste, ndërsa Spanja parakaloi Italinë me 213 mijë e 24 raste. Vendi fqinj aktualisht ka 189 mijë e 973 raste. Edhe numri i të vdekurve është rritur. Në mbarë botën janë shënuar 190 mijë e 861 viktima nga Covid-19. SHBA është shumë pranë shifrës së 50 mijë viktimave. Aktualisht atje numërohen 49 mijë e 759 të vdekur. Në vend të dytë është Italia me 25 mijë e 549 të vdekur, e ndjekur nga Spanja me 22 mijë e 157 të vdekur. Në vendin e 4 renditet Franca me 21 mijë e 856 të vdekur nga Covid-19.

Bilanci i viktimave nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 46.785, pasi 1.710 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA). Numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 842.624, me 17.318 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e përditësuara. SHBA ngelet vendi me më së shumti raste në botë, pasuar nga Spanja me 213.024 të infektuar, Italia me 187.327 dhe Franca me 157.135. Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, ndërsa pas tij vijon New Jersey. Numri i pacientëve në shtetin e New Yorkut ka shkuar në 263.754, ndërsa jetën kanë humbur 19.453 të infektuar.

Italia  konfirmoi 464 vdekje të reja nga koronavirusi duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 25.549. Drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Mbrojtjes Civile të Italisë, Angelo Borrelli, në një konferencë për media në Romë tha se numri i rasteve me COVID-19 në vend ka shkuar në 189.973, me 2.646 të infektuar brenda 24 orëve të kaluara. Ndërkaq, me një rritje prej 3.033 personash, numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 57.576, njoftoi Borrelli. Edhe sot ka vazhduar rënia e numrit të pacientëve që po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 2.384 pacientë sa kishte dje, shifra e të infektuarve në këto reparte ka rënë në 2.267. Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, deri më tani në Itali janë kryer 1.579.909 teste. Në Lombardi, rajonin më të goditur nga virusi, sot janë regjistruar 200 viktima dhe 1.073 raste pozitive.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 21.856, raporton Anadolu Agency (AA). Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 1.553 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 184.821, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë në një deklaratë. Ministria tha se 29.219 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 5.053 në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e kaluara, 1.431 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 42.088. Brenda 24 orëve të fundit, jetën kanë humbur 516 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 21.856, ndërsa prej tyre, 8.309 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit.

Bilanci i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 18.738, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 616 viktima. Sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve me COVID-19 në Britani ka shkuar 138.078, pasi në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 4.583 raste. Ndërkaq, vendi ka kryer 14.629 teste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të testuar në 425.821, ndërsa së bashku me testet e përsëritura, shifra e plotë arrin në 583.496. Numri më i madh i viktimave në Britani brenda një dite u regjistrua më 10 prill, me 980 të vdekur, ndërsa që atërherë shifra ka vazhduar të bie gradualisht. Qeveria britanike në etapën e parë kishte paraparë përhapje të kontrolluar të virusit për “fitimin e imunitetit kolektiv”. Ajo u tërhoq nga ky plan pas raportimeve dhe shqetësimeve se numri i të vdekurve mund të shkojë në mbi 300 mijë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …