Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar miratimin e Këshillit të Përgjithshëm rreth të propozuarit për kryeministër, Avdullah Hotit. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së përmes postes elektronike, për shkak të gjendjes së krijuar nga virusi Covid-19, do të votojë për kandidatin për kryeministër, të cilin e ka propozuar Kryesia e kësaj partie. Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm kanë marrë letrën të enjten dhe patën në dispozicion një ditë për të dërguar përgjigjet e tyre. Ky këshill ditë më parë e ka miratuar edhe vendimin e Kryesisë për koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe partitë e minoriteteve në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …