Rama

Rama: Disa shtete të Ballkanit më evropiane se shumë vende të BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur  për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, lidhur me refugjatët që mund të kalojnë përmes Shqipërisë drejt vendeve të Shengenit, ka thënë se nuk do të ndërtojnë mure, por as nuk do t’i hapë kufijtë, sepse kjo do ta bënte barrën edhe më të rëndë. Rama ka thënë se Shqipëria ka ofruar strehim të refugjatëve, por parakusht për këtë është një politikë e harmonizuar ndërkombëtare e migrimit. Ai ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të angazhohet më shumë për t’u ballafaquar me dramën e refugjatëve dhe të mos ua lëre punën faktorëve anësorë si Turqia dhe vendet e Evropës Juglindore. “Ballkani perëndimor është treguar më evropian se shumë vende anëtare të BE-së, të cilat gjatë krizës së emigrantëve kanë ofruar një pamje të turpshme”, ka deklaruar Rama. Sipas tij, Maqedonia dhe Serbia kanë regjistruar, transportuar dhe furnizuar me ushqime qindra-mijëra emigrantë gjatë rrugës së tyre drejt BE-së. Ai ka thënë se Serbia dhe Maqedonia e kanë bërë këtë ndonëse nuk janë anëtare të BE-së, por nuk ka folur asnjë fjalë për hezitimin e Qeverisë që drejton lidhur me refugjatët që tashmë ndodhen në kufi me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …