SAVE DHE CHILDREN NDAN PAKO DIDAKTIKE DHE HIGJENIKE

Save the Children në bashkëpunim me Komunën e Junikut sipas planit të hartuar në koordinim me edukatoret e Qendrës ka shpërndarë pako didaktike, libra, lodra, broshura me mesazhe vetëdijësuese për COVID-19 dhe pajisje higjienike për të gjithë fëmijët e Qendrës së Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijëri të Hershme në komunën e Junikut, me qëllim që t’iu mundësoj fëmijëve të moshave 3-6 vjeç në kushte shtëpie të zhvillojnë aktivitete dhe lojëra edukative. Shpërndarja e pakove është bërë sipas standardeve operuese ku vetëm një person bazuar në listën e përpiluar mund të tërheq pakon, pa shoqërim nga fëmijët ose anëtar tjerë të familjes, në koordinim kohor çdo 5 minuta duke evituar kontaktet dhe turmat, duke respektuar distancën sociale dhe masat mbrojtëse të rekomanduara nga OBSH. Njoftohen prindërit se tashmë është zhvilluar platforma e edukimit në distancë të cilën mund ta gjeni në vegzën: https://edukimihershem.rks-gov.net. Komuna e Junikut falënderon bashkëpunëtorët-donatorët që përmes iniciativave të ndryshme po ndikojnë në mirëqenien sociale të komunitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …