19 të shëruar nga Malisheva, numri i të shëruarve shkon në 55

Pas 40 dite në karantinë të plotë, Komuna e Malishevës, ka marrë një prej lajmeve më të mira në këto ditë të vështira të pandemisë me COVID-19, pasi edhe zyrtarisht, janë shëruar edhe 19 qytetarë të prekur me virusin korona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, arrin në 55 të shëruar. “Tani e sa ditë jemi duke u përballur me një situatë të rënduar, por gjithmonë kemi punuar dhe kemi shpresuar se kjo do të kaloj. Sot morën lajmin e gëzueshëm, se 19 qytetarë të Komunës së Malishevës, janë shëruar plotësisht dhe numri i të shëruarve shkon në 55. Një person ka rezultuar me fatalitet, ndërsa në kurim e sipër mbesin edhe 14 qytetarë të tjerë, të cilët besojmë se shumë shpejt do të shërohen. Ky lajm është shumë inkurajues, dhe e dërgon Malishevën drejt heqjes së karantinës. Por për të ndodhur kjo, ne duhet ta ruajmë qetësinë dhe ti respektojnë udhëzimet dhe rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Bashkë do ja dalim”, ka thënë mes tjerash, nënkryetari i Komunës së Malishevës, në një fjalim drejtuar qytetarëve të Komunës së Malishevës. Përndryshe Komuna e Malishevës, është njëra prej komunave më të prekura me COVID-19, por si rezultat i zbatimit të masave dhe punës së palodhshme të të gjitha organeve, duke filluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Klinika Infektive, Komuna e Malishevës, Qendra e Mjekësisë Familjare në Malishevë, Policia e Kosovës, e sidomos nga kujdesi dhe qytetaria e treguar e banorëve të Komunës së Malishevës, kemi edhe numrin më të madh të të shëruarave, dhe ky numër arrin në 55 të shëruar, apo shprehur në përqindje janë shëruar 78.5 përqind e të prekurve me COVID-19.

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është si vijon:

70 të prekur

55 të shëruar

1 me fatalitet

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …