leoni

Kryetari Haliti: Përkundër vështirësive jemi munduar ta menaxhojmë si duhet situatën me COVID-19

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim dy zëvendës ministrat në detyrë të qeverisë së Republikës së Kosovës, Fatbardha Emini nga MAPL-ja dhe Bajram Gecaj, nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Elmina Mahmuti dhe Komandantin e Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti i njoftoj ata me gjendjen aktuale, numrin e të infektuarave dhe gjendjen e tyre shëndetësore si dhe me masat dhe veprimet që po i ndërmerre komuna në parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit pandemik COVID-19. Ai tha se për këto 43 ditë në izolim, komuna e Vitisë është ballafaquar me vështirësi në menaxhimin e situatës së krijuar, për shkak të furnizimit jo të mjaftueshëm me pajisje mbrojtëse të përshtatshme të punëtorëve shëndetësor dhe për shkak të rritjes së numrit të familjeve me gjendje të renduar sociale. Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka funksionuar shumë mirë duke trajtuar aspektin e sigurisë, shëndetësisë dhe atë social. Kreu i komunës së Vitisë, i njoftoj delegacionin edhe me sfidat të tjera jashtë kësaj situate me të cilat përballët pushteti lokal në përgjithësi në Viti. Ndërkohë ai ka kërkuar mbështetje më të madhe nga niveli qendror për fazën e ardhshme të përballjes me pandeminë. zv.ministri Gecaj ka përgëzuar institucionet komunale të Vitisë dhe është shprehur i befasuar që komuna e Vitisë, nuk është ndihmuar sa duhet, për faktin që ka qenë komuna e parë e prekur nga virusi pandemik. Zv.ministri Gecaj u interesua po ashtu me gjendjen dhe kushtet e punës së Policës dhe Zjarrfikësve në Viti. Ndërkaq Fatabardha Emini, zv. ministre në MAPL, tha se gjatë këtij takimi ka marrë kërkesat dhe nevojat e komunës së Vitisë, të cilat do të adresoj në nivelin qendror. Më pas ky delegacion ka vizituar Stacionin Policor në Viti, për tu njohur me gjendjen dhe kushtet e punës së zyrtarëve policor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …