Euforia psikologjike e krijuar për dhe kundër Vjosa Osmanit është eufori e mendimit adoleshent të votuesit të LDK. Kurse tentimi për të ia lënë të gjitha meritat për numërin e votave të LDK, Vjosa Osmanit, nuk është asgjë tjetër vetën se është mendimi fisnor, klanor, fshatar, mahallor e bajraktarllak mesjetar. Të gjithë e dimë se nuk mund të lind e formohet njeriu i qytetruar në familjen feudale fshatare-qytetare siç është edhe Vjosa Osmani.
Posedimi i “aftësive retorike” të V. Osmanit e mungesës së ideve e mendimit kritik konkret për daljen nga gjendja e krijuar në Kosovë e ka shtyer Vjosën që të bazohet vetëm në kritika ndaj PDK e deridiku edhe ndaj partisë së saj LDK-së e cila e edukoi, e shkolloi e ngriti politikisht dhe ia mundësoi me i gëzuar të gjitha privilegjet e mundshme sa e kandidoj edhe si kanditate për kryeministre. V. Osmani si duket nga euforia, ngazëllimi, mendjemadhësia e dashuria ndaj vetes, Vjosën e bëri jo më ajo që ishte po inatçore, tekanjoze, mosmirnjohëse, abuzuese e bukëpërmbysëse ndaj partisë, kolegëve, përkrahësve e shtëpisë së saj që ajo pa fije turpi ia kthej shpinën “familjes” pa iua thënë as faliminderit e lamtumirë në “Kosovën e Lirë”. Ajo jo vetëm që ia ktheu shpinën po shkoi deri atje sa filloi edhe me i sulmuar, fyer etiketuat injoruar e bile edhe me ia ndalur mokrofonin në Kuvend që është sjellje anti njerëzore, anti humane e mungesë së ndjenjave të një nëne shqiptare. Këto sjellje kanë qenë kombëtare, atdhetare patriotike sikur të kishte reflektuar siç reflektoj dikur kolegja e saj Melihate Trmkolli në Kuvendin kur Millosheviqi ia mori subjektivitetin autonom të Kosovës.